Një vajzë në Prizren ka raportuar në Polici të premten se babai e ka goditur me thikë.
I dyshuari është arrestuar, e vajza është dërguar për trajtim.
Policia e ka iniciuar rastin si “vrasje në tentativë”.
“Viktima femër kosovare, ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (babai i saj), nën ndikim të alkoolit e ka goditur me thikë dhe i ka shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.