Jill P. Weber, një psikolog nga Washington, thotë se vajzat që kur janë në një moshë shumë të vogël mundohen që të bëjnë të lumtur këdo që i rrethon.
Ato mësojnë sjelljet e mira më lehtë dhe dëgjojnë lavdërime më shpesh.
Më vonë, në moshë madhore, femrat vazhdojnë të kërkojnë prova të mirësisë së tyre, dhe kjo gjë zakonisht dëmton lumturinë e tyre.
Por, ka edhe “vajza të këqija” në rrethin e tyre.
Ato vajza të cilat interesohen më shumë për lumturinë dhe rehatinë e tyre.
A duhet të jemi dhe ne si ato?
Ja cilat janë disa nga gjërat që “vajzat e këqija” bëjnë dhe i bën ato të ndihen më të lumtura se “vajzat e mira”…
1. Ato flenë mirë
2. Nuk kanë turp të shfaqin hobit e tyre.
3. Nuk vuajnë nga një dashuri e pashpërblyer.
4. Ato ikin nga mbledhja nëse të tjerët janë me vonesë.
5. I shprehin pakënaqësitë e tyre menjëherë.
6. Nuk kanë frikë ta acarojnë mamanë e tyre.
7. Ato nuk ankohen për fëmijët e tyre.
8. Nuk i zbatojnë idetë e tyre në mënyrë perfekte.