Vajzat e kryeministrit malazez, Zdravko Krivokapiq, Jelena dhe Milena Krivokapiq kanë deklaruar sot se nuk ndihen të sigurta shkaku në kryeqytetin serb shkaku “i përndjekeve nga tablodiet në Beograd” dhe se familjet e tyre janë të ekspozuara nga “liniqimi i mediave”.
Sipas portalit Nova.rs, ato kanë thënë se janë shumë të zhgënjyera që dikush po i dëbon nga shteti dhe qyteti i Beogradit që për to është si qyteti i tyre, shkruan Danas, transmeton Gazeta Express.
Sipas vajzave të kryeministrit malazez, në konsultim me familjen dhe shërbimet e sigurimit të Malit të Zi do ta vlerësojnë nëse qëndrimi i tyre është i sigurt në Beograd.
Duke reaguar për shkrimet e tabloideve në Beograd të afërta me presidentin Vuçiq që e kanë përshkruar babain e tyre si “tradhtar” dhe “njeri që ka pshtyrë mbi Serbinë”, dhe ato sikur fëmijë të kryeministrit të Malit të Zi, që edhe pse kanë punën në Beograd, Jelena dhe Milena Krivokapiq deklaruan se pas studimeve kanë filluar krijimin e familjeve dhe biznesit në Beograd por që nuk ndjehen të sigurt në Beograd “shkaku i përndjekjeve që është iniciuar ndaj tyre”.
“Ajo që po bëjnë tabloidët është ajo që mund të shohë i gjithë publiku i Serbisë dhe rajonit, por ne nuk jemi ballafaquar vetëm me një linçim mediatik. Ne kemi informuar institucionet që merren me sigurinë në Mal të Zi për gjithçka. Tani jemi në Mal të Zi dhe ne do të vendosim nëse do të largohemi nga Serbia dhe Beogradi pas konsultimeve me familjen dhe shërbimet që vlerësojnë sigurinë tonë në Malin e Zi, “thanë motrat Krivokapiq.