Vaksina e dytë në prag të miratimit në ShBA

Prishtinë | 18 Dhj 2020 | 10:30 | Nga Ekonomia Online

Vaksina e dytë kundër koronavirusit është pranë miratimit emergjent në Shtetet e Bashkuara, pasi e njëjta u miratua nga një panel ekspertësh.

Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në SHBA tha se do të lëvizë shpejt për autorizimin e vaksinës Moderna, që t’i mundësojë kompanisë të fillojë të shpërndajë miliona doza.

Kjo vjen pak ditë pasi SHBA-ja ka nisur fushatën e imunizimit kundër koronavirusit me vaksinën e parë, Pfizer/BioNTech.

SHBA-ja ka regjistruar numrin më të madh të të infektuarve dhe viktimave nga koronavirusi.

Këtë javë, numri i të vdekurve kaloi 300,000.

Paneli këshillues i FDA-së votoi më 20 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim për rekomandimin e vaksinës Moderna.

Komiteti i njëjtë, javën e kaluar, ka mbështetur vaksinën Pfizer/BioNTech, e cila, një ditë më pas është autorizuar për përdorim emergjent.

Rregullatorët kanë raportuar në fillim të kësaj jave se vaksina Moderna është e sigurt dhe 94% efektive.

SHBA-ja ka rënë dakord për blerjen e 200 milionë dozave, ndërsa gjashtë milionë do të jenë gati të dërgohen sapo vaksina të marrë miratimin e FDA-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme