Universiteti i Oksfordit do të rinisë provat klinike të vaksinës kundër coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, testime këto që realizohen në bashkëpunim me gjigantin farmaceutik AstraZeneca.
Sipas medieve të huaja, testimet ishin ndërprerë papritur të dielën e kaluar, kjo pasi një pjesëmarrës ishte sëmur.
Kështu, të shtunën Universiteti i Oksfordit deklaroi se pauzimi i kishte dhënë kohë atyre për rishikim të të dhënave të sigurisë nga një komitet i pavarur.
“Procesi i pavarur i rishikimit ka përfunduar, kështu duke ndjekur rekomandimet, testimet do të fillojnë përsëri në Mbretërinë e Bashkuar”, deklaruan ata.
“Ne nuk mund të zbulojmë informacione mjekësore në lidhje me sëmundjen për arsye të konfidencialitetit të pjesëmarrësve”, vazhduan ekspertët.