Studimet e hershme sugjerojnë se vaksina anti-COVID e Oxford/AstraZenecas, ofron mbrojtje të kufizuar ndaj sëmundjeve të buta të shkaktuara nga varianti jug-afrikan i koronavirusit, raporton BBC.
Por, firma beson se vaksina mund të mbrojë kundër sëmundjeve më të rënda të shkaktuara nga varianti më përhapës i koronavirusit.
Studimi është bërë me 2000 persona dhe ende nuk është final.
Më tepër se 100 raste të variantit jug-afrikan të koronavirusit janë zbuluar në Britani të Madhe.
Zbulimet preeliminare, që së pari janë raportuar nga “Financial Times” dhe janë konfirmuar nga AstraZeneca, sugjerojnë se vaksina ofron mbrojtje të limituar kundër sëmundjeve të buta dhe të mesme të shkaktuar nga varianti.
Studimi pritet të publikohet të hënën.