Vaksinat kundër COVID-19, vjen edhe reagimi i Bill Gates

Prishtinë | 20 Nën 2020 | 12:34 | Nga Ekonomia Online

Teksa koronavirusi po shkakton një rritje të madhe të vdekjeve dhe rasteve ditore në të gjithë Shtetet e Bashkuara, Bill Gates po investon për një vaksinë për t’i dhënë fund pandemisë.

“Kur të shohim mbrapa, do të dëshironim që të kishim bërë më shumë para goditjes së epidemisë dhe të kishim bërë një punë më të mirë gjatë epidemisë”, tha Gates, bashkëthemeluesi i Fondacionit Bill dhe Melinda Gates, për CNN.

“Lajmi i vetëm i mirë është se inovacioni i sektorit privat do të vijë së bashku me terapi dhe vaksina më të mira”, tha ai.

“Gjatë 16 muajve të ardhshëm ne duhet të bëjmë gjërat e duhura dhe pastaj vaksina do të na nxjerrë nga rrëmuja”, shtoi Gates.

SHBA kryesoi më shumë se 185,000 raste ditore të enjten, numri i përgjithshëm më i lartë njëditor. Ndërkaq, numri i të vdekurve ka kaluar pragun tragjik të 252,000 fataliteteve.

“Në fakt, mund të kishte qenë edhe më keq nëse patogjeni do të kishte qenë edhe më fatal”, tha Gates.

Të ngjashme