Një mjek nga San Francisco, ka njoftuar se mund të ketë gjetur një kurën e mundshme për COVID-19. Sipas New York Post, ai është Jacob Glanvill i cili thotë se ai dhe ekipi i tij e ka gjetur një kurë dhe se do të testohet nga ushtria amerikane.
Mjeku, i cili drejton një kompani bioteknike, shkroi në një postim në rrjetin social Twitter se terapia e re me antitrupa, e cila funksionon duke mos e lejuar koronavirusin që të infektojë qelizat e njerëzve, është një kandidate e mirë për kurë.
“Jam i lumtur t’ju njoftoj se skuadra ime ka marrë me sukses pesë antitrupa që në vitin 2002 ishin vendimtarë për të neutralizuar, bllokuar dhe ndaluar virusin SARS. Ne i kemi zhvilluar në laboratorin tonë dhe tashmë mund të bllokojnë dhe ndalojnë edhe virusin SARS-CoV-2 [COVID-19]”, ka shkruar ai.