Ministria e Shëndetësisë ka ndarë në disa kategori qytetarët të cilët kanë prioritet në vaksinim.
Sipas kësaj ndarje tani caktimi i terminit është i mundshëm për zyrtarët publik, ata të Agjencionit të Aviacionit, Agjencia Shtetërore e Navigimit Ajror, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, zyrtarët doganorë, gazetarët dhe gastronomia.
Po ashtu, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19.
Njoftimi i plotë:
Të nderuara media dhe qytetarë,
Caktimi i terminit për marrje të vaksinës kundër COVID-19 përmes platformës eKosova (https://ekosova.rks-gov.net/) nga sot është i mundur edhe për:
Ndërkohë, vazhdon caktimi i termineve edhe për kategoritë që më herët janë përfshirë në vaksinim kundër COVID-19 si:
Ministria tërheq vëmendjen se cilado kategori e qytetarëve që merr mesazhin/njoftimin për vaksinim, me rastin e paraqitjes në qendrën e vaksinimit sipas vendbanimit të tij, të ketë me vete dëshmi për kategorinë të cilës i përket.
VIDEOUDHËZUESIT PËR APLIKIM PËR CAKTIM TE TERMINIT PER MARRJE TË VAKSINËS KUNDËR COVID-19
Si të regjistrohem në eKosova?
https://ekosova.rks-gov.net/Video/OO6B5z5Vt9Y
Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19
https://ekosova.rks-gov.net/Video/rVnjB5areQA
Ndaj termin për vaksinim kundër COVID-19 për persona të tjerë