“Mënyra më e mirë për ta mundur pandeminë është të kemi një numër maksimal personash imunë. Kjo ështëajo që na ofron vaksina dhe nësë përfshijmë fëmijët virusi bën gati valixhet”, u shpreh Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Francis Collins.
Pfizer i ka bërë gati valixhet, dhe ështe në pritje për shpërndarjen e vaksinës së Covid-19 për fëmijët nga mosha 5 deri në 11 vjeç. Do të jenë dy doza, një e treta e dozës normale secila, që do të jepen 3 javë larg njëra-tjetrës. Pfizer thotë se është 90 përqind efektive kundër infektimit simptomatik.
Këshilltarët e FDA për vaksinat, pritet të takohen të martën dhe të rekomandojnë përdorimin tek kjo grupmoshë, pasi më herët rregullatori amerikan tha se përfitimete vaksinës të fëmijët i tejkalojnë rreziqet.
Pra nëse dhe kur FDA-ja të japë autorizimin për përdorim emergjent, Pfizer është gati të nisë shpërndarjen.
“Nëse edhe CDC e miraton, do të jetë e disponueshme për përdorim rreth 4 dhe 5 nëntorit. Atëherë mund të shkoni të vaksinoni fëmijët tuaj”, tha komisioneri i FDA Dr. Scott GottliebIsh.
28 milionë fëmijët që i përkasin kësaj grupmoshe, mund të marrin dozën e parë pas një jave e gjysme. Por fjala e fundit i takon prindërve, raporton A2news.
“Prindërit duhet të dëgjojnë me vëmendje çfarë thonë ekspertët. Të shohim çfarë do të thonë, por të dhënat duhen premtuese”, Dr. Francis Collins.
Ndërsa drita jeshile nuk ka ardhur ende, ekspertët duket se janë të një mendimi; vaksinimi i të fëmijëve është thelbësor në mundjen e pandemisë.