Ish-ministrit i Drejtësisë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Selim Selimi ka reaguar pas vaksinimit me dozën e dytë kundër Covid-19 të kryeministrit, Albin Kurti.
Selimi përmes një shkrimi në “Twitter”, ka ironizuar me Kurtin duke thënë se “në barazinë sociale që e proklamoni ju. Disa janë më të barabart se të tjerët.
“Urime dozën e dytë të vaksinës Kryeministër! Në barazinë sociale që e proklamoni ju, disa janë më të barabartë se të tjerët”.
E kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ka marrë dozën e dytë të vaksinës anti-Covid.
Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në Facebook.
“Në sallën e sporteve “1 Tetori”, në Prishtinë, dozën e dytë të vaksinës Astra-Zeneca e mori edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e MSh-së.