Vaksinimi kundër COVID-19 i detyrueshëm për studentët, Rama: S’ka nuk dua

Prishtinë | 26 Gus 2021 | 13:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka deklaruar se vaksinimi mund të bëhet i detyrueshëm për studentët.

Sipas Ramës, s’do të ketë për ta nuk dua.

“Mund të vijë momenti, që vaksinimi për studentët për të hyrë në auditore të jetë i detyrueshëm. Të nxjerrësh (certifikatën) në telefon ose në dokument, duke u regjistruar sipas listave të vaksinuarve. Nuk ka nuk dua. Pedagogët që hyn në auditor, studentët që hynë në auditor, ku ka dhe të tjerë kanë përgjegjësi të mbrojnë të tjerët. Shteti ka përgjegjësi të garantojë që unë që jam i vaksinuar të mos kërcënohem nga dikush që nuk është i vaksinuar. Askush nuk ia ka borxh askujt të shkojë në spital se dikush vjen edhe thotë s’dua”, thotë Rama.

Paralajmërimi erdhi nga kryeministri gjatë vizitës në rezidencën studentore numër dy në Tiranë, një prej rezidencave të cilat janë përgatitur për të strehuar përkohësisht afganët që mund të evakuohen nga Afganistani. 

Të ngjashme