Vaksinimi kusht për hyrje në lokale, qytetarët respektojnë masën e re

Prishtinë | 27 Sht 2021 | 10:32 | Nga Erdonita Hebibi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nga e hëna sektori i gastronomisë ka filluar që të punojë edhe në ambientet e mbyllura, duke shfrytëzuar 50 % të kapaciteteve, por me kusht që klientët të posedojnë dëshmi se a janë të vaksinuar, test negativ apo serologjik, raporton Ekonomia Online.

Përparim Morina, kamerier në Restorant “De Rada”, tha se që nga hapja e lokalit në mëngjesin e sotëm (e hënë) ka shkuar gjithçka në rregull.

“Po sot ka nisur shumë mirë dhe në rregulla ndonjë telash, të gjithë kanë qenë të vetëdijesuar për dallim me disa insistime. Mund të them që kemi një klientët të kulturuar dhe pasi dita e parë ka nisur mirë”.

Ai tha se procedura e kërkimit të dëshmisë së vaksinimit do jetë pak më e vështirë, por që mbetet të shihet në ditët në vazhdim.

“Pak do jetë e vështirë, por ajo sfida kryesore për ditën e parë shkoj mirë, tash të shohim ditët e tjera”, përfundoi ai.

Gastronomia deri më sot është lejuar të punojnë vetëm në ambiente të hapura.

No description available.
No description available.

Të ngjashme