Ndonëse nga 15 qershori ka filluar realizimi i Planit për Vaksinim Masiv në Kosovë, në 24 orët e fundit në Kosovë është vaksinuar një numër i vogël i qytetarëve, raporton Gazeta Express.
Nga Ministria e Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë vaksinuar 518 persona.
Ndërsa, deri tani 134 mijë e 391 persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës.
19 mijë e 518 persona kanë marrë dozën e dytë të vaksinës.
“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës. Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Kujtojmë që ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka bërë të ditur se deri në fund të këtij muaji Kosova do të furnizohet me dozat e para të vaksinave nga kontrata e nënshkruar me Pfizer.