Mbi 129 mijë persona e kanë marrë vaksinën anti-Covid që nga muaji mars edhe ku ka filluar ky proces në Kosovë, raporton Ekonomia Online.
Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se procesi po shkon sipas planit dhe se në këtë qendër veç të premten janë vaksinuar mbi 600 persona.
Ai më tej ka bërë të ditur se vaksina kanë mjaftueshëm, duke sqaruar se pas aplikimit online të sëmurët kronik, por edhe pjesëtarët e Policisë, mësimdhënësit dhe kategoritë e tjera duhet të kenë dëshmi.
Bardhi shtoi se kanë në dispozicion 30 ekipe të vaksinimit në dy ndërrime, raporton EO.
“Aktualisht deri në këto qaste janë mbi 600 persona të vaksinuar ndërsa nëse i ref3rohemi nivelit të vendit atëherë kemi mbi 3 300 doza të dhëna tashmë. Ndërsa totali i përgjithshëm i dozave të dhëna deri në këto qaste janë mbi 129 e 200 vaksina”.
“Vaksina ka mjaftueshëm në dispozicion mjafton që të kemi kërkesën e qytetarëve që të aplikojnë në platformën e-Kosova. Sasia e dozave është në nivelin e duhur. Nëse është kategori e sëmurave kronik duhet të dëshmojë me dokumentacionin bartës dhe personelin shëndetësor mësimdhënësit, Policia duhet ta dëshmojnë me kontratën që janë në marrëdhënie të punës së tyre”.
“Kemi 15 ekipe mjekësore dhe poashtu pasdite edhe 15 ekipe të tjera dhe po shpresojmë që çdo gjë të ecë mbarë e mirë”.