Vala e madhe e vapës ka arritur Zvicrën: Nesër deri në 35 gradë

Prishtinë | 20 Qer 2017 | 13:35 | Nga

Nesër, e martë, pritet që temperatura të ngjitet deri në 35 gradë celsius, shkruajnë mediat zvicerane.

Zvicrën tashmë e ka arritur vala e parë e madhe e vapës për këtë vit. Moti me temperatura të larta që ka nisur nga fundjava që shkoi, do të vazhdojë së paku deri në fundjavën tjetër.

Nesër, e martë, pritet që temperatura të ngjitet deri në 35 gradë celsius, shkruajnë mediat zvicerane sot.

Kjo dhe është arsyeja që Meteoschweiz të bëjë një paralajmërim për rrezikun nga vapa, që vlen për gjithë vendin.

Kantonet si Vaudi, Gjeneva dhe Tiçino tashmë kanë marrë masat për mbrojtjen e popullit nga vapa, transmeton albinfo.ch.

Ato mbështeten në të ashtuquajturin “Buddy-System”, që nënkupton ndihmën dhe përkujdesjen që aktivistë vullnetarë e ofrojnë për njerëz më të rrezikuar nga vapa, kryesisht për persona të moshuar.

Ndërsa kantonet gjermane nuk kanë praktikuar këtë sistem por janë mjaftuar me realizimin e fushatave informative.

“Buddy-System” ka shpëtuar jetë njerëzish, thotë profesori dhe bashkautori i masave kundër vapës, Martin Röösli. “Sipas analizave të bëra , në vendet ku vepron ky sistem, ka më pak të vdekur nga vapa”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme