Vala e temperaturave ekstreme godet jugun e Spanjës

Prishtinë | 14 Gus 2021 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Spanja këtë të shtunë arriti ditën më të nxehtë të vitit prej 46 gradë Celsius.

Pothuajse i gjithë vendi është në alarm të kuq për rrezikun nga zjarri, sipas agjencisë shtetërore të motit, shkruan AP, transmeton Klankosova.tv.

Në Granada në Spanjën jugore, pak njerëz dolën jashtë pasi temperatura arriti në 40 gradë Celsius deri në mesditë.

Dominic Royé, një shkencëtar i klimës në Universitetin e Santiago de Compostela, tha se ajri i nxehtë nga Sahara që kishte sjellë ditë me mot të nxehtë dhe zjarre të egra të cilat kanë vazhduar të digjen në vendet e Mesdheut.

Me temperaturat e natës të parashikuara të kalojnë 25 gradë Celsius në pjesën më të madhe të Spanjës, Royé tha se është i shqetësuar për banorët që nuk mund të përballojnë ajrin e kondicionuar në shtëpi.

Ai paralajmëroi gjithashtu se gadishulli Iberik do të merrte valë nxehtësie më të gjata dhe më ekstreme, me efekte katastrofike afatgjata.

Të ngjashme