Telekomi i Kosovës lanson dy produkte të reja për të gjithë konsumatorët Pre Paid menjëherë pas thirrjes së parë me kod të ri shtetëror 383.
Liria në komunikim dhe atraktiviteti karakterizojnë këto dy produkte, ku përveç minutave, SMS-ve dhe internetit brenda Kosovës në çdo operator, konsumatorët do të përfitojnë brenda kësaj pakoje edhe minuta dhe internet për thirrje ndërkombëtare.
Pakoja 9.99 euro përmban 200 minuta trafik (thirrje – minuta) VALA – VALA dhe me të gjithë operatorët vendorë, 1GB internet, 300 SMS kombëtarë, 10 minuta drejt Gjermanisë, Francës, Zvicrës, Austrisë, etj., si dhe 100 MGB internet ndërkombëtar.
Pakoja 4.99 euro përmban 100 minuta trafik VALA – VALA dhe me të gjithë operatorët vendorë, 0.5GB internet, 100 SMS kombëtarë.
Vlefshmëria e këtyre dy pakove është 28 ditë dhe pas shpenzimit të tyre, konsumatorët do të kenë mundësi të riblejnë dhe modifikojnë pakon sipas nevojave të tyre.
“Këto dy pako të reja u mundësuan sot pas lëshimit në funksion të kodit të ri +383. Shumë barriera që kishte VALA deri më tani, dita-ditës do të eliminohen dhe në këto rrethana të reja të krijuara tashmë me kodin e ri, përfitues do të jenë direkt qytetarët e Kosovës dhe vetë shteti i Kosovës”, bëri të ditur Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Duke paralajmëruar për produkte dhe oferta edhe më atraktive në të ardhmen, ai ka thënë se benifitet nga kodi i ri, do të jenë edhe financiare, pasi që Kosovës së shpejti, do t’i jepet mundësia e barabartë si edhe e anëtarëve të tjerë të ITU-së, e përfitimit nga trafiku ndërkombëtar që do të gjenerohet tash e tutje drejt kodit identifikues shtetëror 383.