Ushtruesi i Detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv të Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi është pritur nga Naile Selimaj-Krasniqi, Kryeshefe Ekzekutive e Komisionit të Pavarur për Media (KPM), me të cilën lidhën marrëveshje për ofrimin e shërbimeve telekomunikuese.
Personeli i KPM-së, nga dita e sotme do të mund të komunikojnë mes vete me shpenzime më të ulëta, pasi që, pakot e përzgjedhura janë shumë të favorshme dhe atraktive.
Gjithashtu, Komisioni i Pavarur për Media shfrytëzon edhe shërbimet e telefonisë fikse, të internetit dhe të VPN-it, nga Telekomi i Kosovës.
Kjo marrëveshje për ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile, është edhe një dëshmi se, Telekomi i Kosovës, Vala edhe me tutje mbetet operatori më i besueshëm i telefonisë dhe internetit në vendin tonë.
Telekomi i Kosovës është i përkushtuar që të plotësojë në vazhdimësi nevojat e të gjithë konsumatorëve, institucioneve publike dhe atyre private, për qasje sa më të lehtë në shërbimet e telefonisë mobile, fikse, internetit dhe IPTV-së.