Telekomi i Kosovës ka lansuar pakot më të fundit të internetit për të gjithë ata klientë që do të vizitojnë vendet jashtë Kosovës me çmime dhe oferta tejet atraktive.
Me këtë superofertë të fundit, Vala është përkujdesur për të gjithë ata që udhëtojnë jashtë Kosovës dhe duan që për asnjë moment të mos e humbin komunikimin me më të dashurit e tyre, ta përcejllin tërë kohën afarizmin e tyre apo duan që të jenë tërë kohës online.
Telekomi i Kosovës/Vala ka shtuar shumë pako të reja dhe ka dyfishuar sasinë e internetit për çmimin e njëjtë të pakos, ndryshe sa ishte deri më tash.
Me këtë risi të Vala-s do të kenë poashtu shumë benifite dhe përparësi të gjithë ata klientë që do të përdorin pakot e Vala-s kur udhëtojnë jashtë vendit, përfshirë edhe Serbinë, përkatësisht duke përzgjedhur operatorin Telenor.
Kjo për faktin se nuk do të shpenzohet asnjë cent më tepër jashtë pakos, për arsye se çdo harxhim është nën kontrollin e secilit.
Telekomi i Kosovës në të njëjtën kohë është në fazën finale të përgatitjes së një game të re produktesh dhe ofertash deri në fund të këtij viti.
Pako si këto, në prag të festave të fundvitit, jo vetëm që do të jenë konkurruese, por do t’ua plotësojnë kërkesat e shumta klientëve tanë besnikë që udhëtojnë kudo nëpër botë me Vala-n