Mbrëmjen e kaluar është mbajtur ceremonia e ndarjes së çmimeve ‘Golden Globes’, pjesë e cilës ishin shumë artistë të njohur ndërkombëtarisht, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë ceremoni ishte e ftuar edhe njëra prej modeleve më të bukura britanike, Iskra Lawrence.
Veshjet e saj ranë në sy të të gjithëve, ndërsa për dukjen e modeles është përkujdesur pikërisht kreatori nga Kosova, Valdrin Sahiti.
Këtë e ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në rrjetin social Instagram.
Ndryshe, Golden Globes mbrëmë ka shpallur edhe fituesit, ku çmimet kryesore i kanë rrëmbyer filmi dhe protagonistët e tij, “Rhapsody Boehmian”.