Valdrin Sahiti: Unë kaloj gjithmonë kah “VIP” sepse unë jam “Gold”

Prishtinë | 12 Qer 2022 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Ka pak kohë prej kur dizenjatori kosovar, Valdrin Sahiti, komentohet rreth pasaportës diplomatike.

Ai së fundi ka zbuluar se posedon një pasaportë të tillë dhe se është pajisur “diku në vitin 2019-2020”.

Përtej kësaj, Sahiti tha se pasaportën diplomatike nuk e ka përdorur asnjëherë.

Këto ai i tha në emisionin “Oxygen”, ku pasi u pyet rreth pasaportës diplomatike, u përgjigj: Pse a nuk e meritoj?

“Pasaportën diplomatike nuk e kam përdorë, sepse asnjë vizë nuk e kam në pasaportë diplomatike, sepse vizat i kam në pasaportën normal. Pasaportën ma kanë dhënë diku në vitin 2019-2020, kur ka qenë rasti me Beyoncen edhe kur “British Vogue” e ka bërë një shkrim për mua dhe ka shpjeguar gjithë historinë e Kosovës”, u shpreh ai.

Sahiti tha se shteti nuk i ka dhënë kurrë asgjë.

“Unë kaloj gjithmonë kah VIP sepse unë jam “Gold” në çdo lloj agjencioni, unë nuk e njoh pjesën e pritjes dhe të kalimit nga njerëzit normal. Shteti nuk më ka dhënë kurrë në jetë asgjë, shofer kam, por nuk ma ka dhënë shteti. Unë s’kam pas kontrata kurrë në jetë me shtet, as të punës, as të eksperiencave personale”, u shpreh ai.

Të ngjashme