Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një seri sulmesh të koordinuara në jugperëndim të Kolumbisë, raportojnë mediat lokale.
Sulmet, që përfshinë makina-bomba, motoçikleta të pajisura me eksplozivë, të shtëna me armë zjarri dhe përdorimin e një droni të dyshuar, kanë goditur qytetin Cali – qyteti i tretë më i madh në vend – si dhe disa qytete përreth në rajonet Cauca dhe Valle del Cauca.
Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Kolumbisë, janë regjistruar gjithsej 19 sulme: 12 në rajonin Cauca dhe shtatë në Valle del Cauca. Dy oficerë policie janë midis viktimave, ndërkohë që numri i të plagosurve varion nga 28 në mbi 50 persona.