Sipas mediave spanjolle, Valencia do ta bëjë një tentativë për të rimarrë Joao Cancelon në tregun e transferimeve të janarit.
Portugezi u transferua në formë huazimi me të drejtë blerjeje tek Interi gjatë verës, por gjasat janë që të rikthehet në Spanjë.
Në fakt pasi ngrohi stolin për një kohë të gjatë, Cancelo ka rigjetur veten te zikaltrit gjatë kësaj periudhe dhe në këtë moment të vështirë për Interi ka qenë një nga më të mirë duke zëvendësuar denjësisht të dëmtuar Danilo D’Ambrosio në krahun e djathtë të mbrojtjes.
Prandaj pavarësisht tentativave të Valencias do të jetë shumë e vështirë që Cancelo të rikthehet në La Liga gjatë këtij muaji.
Në 299 minuta, Cancelo në tre ndeshje ka luajtur nga minuta e parë, pesë nga banka rezervë.
Ende nuk ka gjetur rrugën drejt golit apo asistimit, por ka një karton të verdhë dhe një mesatare prej 1.5 driblimesh për ndeshje.
E dyta më e madhja pas Antonio Candrevas, kjo pasi italiani ka 1.7 driblime për ndeshe. /SS/