Arsenali është i interesuar të nënshkruajë me Antonio Valencian, ka bërë të ditur babai i lojtarit, që është edhe menaxher Luis Valencia.
33-vjeçari është në vitin e fundit të kontratës me “Djajtë e Kuq” dhe do të largohet si lojtari i lirë, transmeton KTV.
“Ai dëshiron të ndërrojë ambient pas një kohe të gjatë. Arsenali, West Hami, Interi dhe një klub nga Kina, janë opsione për Valencian dhe mund të ndodhë gjithçka. Ai dëshiron të nënshkruajë një kontratë dy-vjeçare”, deklaroi Luis.
Valencia është pjesë e Unitedit, që nga viti 2009, kur u transferua nga Wigani, duke bërë 338 paraqitje me “Djajtë e Kuq”.
Ekuadoriani ka fituar dy tituj të Premierligës, një herë Kupën FA dhe një herë Europa Leaguen, me Manchester Unitedin.