Ish-mesfushori i Milanit, Kevin-Prince Boateng, aktualisht pjesë e Hertha Berlin dhe bashkëshortja e tij, modelja italiane Valentina Fradegrada, kanë dhuruar një set me foto të nxehta për ndjekësit e tyre të shumtë në Instagram.
Albumi i tyre i radhës ka tërhequr vëmendjen e fansave në rrjetet sociale të cilët i kanë “mbytur” me pëlqime.
Mesfushori ganez është i njohur për stilin ekstravagant të jetesës dhe për pasionin që ka për femrat e modës në Itali.
Disa kohë më parë ai u divorcua nga prezantuesja dhe modelja tjetër italiane, Melissa Satta, me të cilën ka sjellë në jetë edhe një djalë.