Kur Katie Coates nisi një peticion online për ta shndërruar vallëzimin në shkop në një sport olimpik, ajo nuk kishte as idenë më të vogël për sfidat me të cilat do të përballej.
Ishte viti 2006 dhe vallëzimi në shkop ishte ngadalë duke e rizbuluar veten si një kulturë nëntokësore e fitnesit, duke bashkuar vallen dhe akrobacitë nëpër studiot dhe palestrat në Mbretërinë e Bashkuar.
Mirëpo, ka pasur abuzim dhe kritika që i hasi Coates kur filloi të promovonte vallëzimin në shkop dhe përpiqej të gjente vende në shtetin e saj për të mbajtur seanca stërvitore ose për të organizuar kampionatin botëror – inaugurues.
“Ka pasur raste kur njerëzit më kanë pështyrë në fytyrë, pastaj kam pranuar telefonata kërcënuese dhe po ashtu në rrugë më thoshin se jam një person shumë i keq”, kujton Coates, e cila tash është presidente e Federatës së Sporteve në Shkop.