Valon Murati bashkëbisedom me personat me nevoja të veçanta nga diaspora

Prishtinë | 25 Kor 2017 | 16:12 | Nga

Në kuadër të “Ditëve të diasporës”, ministri i Diasporës, Valon Murati, së bashku me drejtorin ekzekutiv të HANDIKOS-it, Afrim Maliqi, morën pjesë në debatin e organizuar me personat me nevoja të veçanta nga diaspora dhe Kosova.

Gjatë këtij bashkëbisedimi, u shpërfaqën shumë përvoja interesante nga të dyja anët dhe, njëkohësisht, u trajtua mundësia e rritjes së bashkëpunimit ndërmjet HANDIKOS-it dhe personave me nevoja të veçanta nga Kosova, si dhe atyre nga diaspora.

Në përgjithësi u vlerësua ndihma që ofrohet nga diaspora për personat me nevoja të veçanta dhe u trajtuan mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të lidhjeve me institucione ndërkombëtare dhe me ato të shteteve ku jeton diaspora jonë.

Edhe në këtë debat u shpalosënsuksesete njerëzve tanë nga diaspora, të cilët kanë depërtuar me sukses edhe në sferat shoqërore që merren me personat me nevoja të veçanta dhe kështu kanë shtruar edhe rrugën e depërtimit në sferën publike dhe politike.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme