Kryetari i Lëvizjes për Bashim dhe ish- pjesëtari i UÇK-së, Valon Murati, në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës që kjo liri nuk do të kishte ndodhur pa UÇK-në.
Ai në Sytë 7 në Klan Kosova, ka kujtuar periudhën e 11 qershorit, njofton Klan Kosova.
“Njësitë guerile të Prishtinës kanë qenë tërë kohën me detyra defanzive pasi ky ka qenë vendim që është marrë gjatë bombardimeve – detyra për të mbrotjur popullsinë civile”.
“Më 9 qershor është marrë vendim që të ketë ndërhyrje më masovike në kryeqytet”.
“Ndërsa në Prishtinë- ka pasë shumë njerëz që ka kanë pritur, ndërsa ne jemi futur kah Kazerma e Llukarit, kemi qenë të vendosur në disa baza ne Kolovicë dhe Taslixhe”.
“Veprimet e para në Prishtinën e çliruar ka qenë komunikimi me popullin, ka qenë një pritje dhe dashuri e jashtëzakonshme dhe është takim i papërshkuar”.
“Rrëfimet janë të shumta njerëzit janë dëbuar nga shtëpitë, janë fyer kanë jetuar me frikën e vazhdueshme me terrorin se çfarë do ju ndodhë”, ka rrëfyer Murati.