Valon Murati thotë se Kosova duhet të largohet nga CEFTA

Prishtinë | 25 Nën 2018 | 18:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se në mënyrë që Kosova të jetë konsekuente deri në fund me veprimet e veta duhet të largohet nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK-ut.

Murati ka propozuar që pas largimit, Kosova të aplikojë sërish në këtë organizatë rajonale si Republikë, në mënyrë që ajo ta ketë mundësinë të negociojë si shtet i pavarur dhe jo ashtu siç është pranuar nën administrimin e UNMIK-ut, njofton Klan Kosova.

“Qeveria e Kosovës, në mënyrë që të jetë konsekuente deri në fund në veprimet e veta është mirë seriozisht ta trajtojë largimin nga CEFTA, në të cilën është pranuar përmes UNMIK-ut . Më pas të aplikojë në këtë organizatë rajonale si shtet, si Republikë e Kosovës. Kështu ndërtojmë pozicion parimor edhe për të negociuar si shtet i pavarur marrëveshjen e CEFTA-s dhe jo vetëm ta pranojmë atë që ka pranuar UNMIK-u në emër tonin (e duke mos na trajtuar si shtet në asnjë moment)”, ka shkruar Murati në llogarinë e tij të Facebook-ut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme