Në një tubim në Bardh të Madh, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Fushë Kosovës, Valon Prebreza u prit me një mbështetje të jashtëzakonshme nga bashkëfshatarët e tij.
Prebreza falënderoi komunitetin për praninë masive dhe shprehu angazhimin e tij për ndryshime rrënjësore.
Ai premtoi përkushtim të palëkundur për përmirësimin e kushteve jetësore dhe zhvillimin e komunës: për shkolla me kushte të përshtatshme për fëmijët, mundësi për të rinjtë që të qëndrojnë dhe ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre, si dhe kujdes e respekt për prindërit dhe të moshuarit.
Prebreza nënvizoi se koha e padrejtësive dhe e lënies pas dore të Bardhit të Madh dhe Fushë Kosovës ka marrë fund.
“Bashkëfshatarë, ne jemi një komunitet i madh, me zemër të madhe. Fuqinë tonë ta kthejmë në
ndryshim,” tha ai duke ftuar qytetarët të votojnë për një të ardhme të ndritur, larg interesave
të ngushta
Ai garantoi ndershmëri, punë dhe përkushtim të palodhshëm për të bërë nga Fushë Kosova një vend të parë.
Tubimi përfundoi me një atmosferë optimizmi dhe bashkëpunimi, ndërsa Prebreza falënderoi
pjesëmarrësit dhe i ftoi të vazhdojnë bashkë për ndryshimin e thellë që po nis nga zemra e
Bardhit të Madh.
