Valon Prebreza në Miradi të Epërme premton transformim të Fushë Kosovës nga kaosi në një qytet të jetueshëm

Prishtinë | 05 Tet 2025 | 17:33 | Nga Ekonomia Online

Fushë Kosova, një komunë që deri më tani është karakterizuar nga kaosi dhe mungesa e planifikimit të duhur urban, kanditati nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Prebreza ka një plan për këtë.

Gjatë tubimit në Miradi të Epërme, Prebreza theksoi vizionin e tij ambicioz për ta kthyer këtë komunë në një qytet të planifikuar, funksional dhe të drejtë për të gjithë banorët.

“Fushë Kosova deri tani është përballur me shumë sfida që kanë sjellë një gjendje kaotike,” tha Prebreza.

“Por vizioni ynë është që ta transformojmë komunën në një qytet të jetueshëm, ku të gjitha shërbimet funksionojnë siç duhet dhe ku rendi ligjor është i garantuar për të gjithë.”

Nga ky vizion rrjedhin disa pika kyçe që kandidati synon të realizojë: një plan urbanistik i qartë që do të garantojë zhvillim të rregullt dhe të qëndrueshëm, krijimin dhe mirëmbajtjen e hapësirave publike që do të shërbejnë si zona për relaksim dhe aktivitete sociale, përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve për t’u siguruar atyre jetesë sa më komode dhe, më në fund, forcimin e rendit ligjor për të siguruar qetësinë dhe drejtësinë në komunitet.

Ky angazhim vijon premtimet zgjedhore të Prebrezës, të cilat janë pritur me interes nga banorët e Fushë Kosovës, që shpresojnë për ndryshime që do të ndikojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e cilësisë së jetës së tyre.

Të ngjashme