Gazetari, Valon Syla, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” ka thënë se krejt rinia e Lidhjes Demokratike të Kosovës është Vetëvendosje.
Madje, Syla ka shkruar se shkarkimi i Agim Veliut kaloi në heshtje në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
Kujtojmë, se para disa ditësh Agim Veliu është shkarkuar nga pozita e kryetarit të degës së LDK-së në Podujevë dhe në vend të tij është emëruar Ekrem Hyseni.
Gjithashtu, ai ka thënë se mos ka filluar LDK-ja prapë të ja plotësoi dëshirat Vetëvendosjes.