Valtonen: Finlanda e gatshme ta ndihmojë Kosovën në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë

Prishtinë | 05 Sht 2024 | 12:56 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Jashtme e Finlandës, Elina Valtonen, ka thënë se shteti i saj është i gatshëm të bëjë “çfarëdo që është e mundur” për ta mbështetur Kosovën në dialogun me Serbinë dhe normalizimin e marrëdhënieve, raporton Ekonomia Online.

Valtonen, në një konferencë të përbashkët për medie me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, e ka quajtur Finlandën mike të fuqishme të Kosovës, e cila ka mbështetur anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO.

Pas takimit të përbashkët, kryediplomatja finlandeze ka thënë se janë të gatshëm të punojnë edhe në raportet tregtare, veçanërisht në digjitalizim dhe energjinë  e pastër, me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Finlanda ka qenë dhe mbetet një mik i fuqishëm i Kosovës, kjo është mjaft e theksuar në takimin e sotëm. Si mbështetje e fuqishme për Kosovën, ka qenë që nga koha kur ajo e ka fituar pavarësinë e saj. E kemi mbështetur anëtarësimin e Kosovës në BE, dhe po ashtu mbështesim anëtarësimin e saj në NATO”.

“Të gjithë anëtarët e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishëm. Ne jemi të gatshëm që të punojmë intensivisht për të shtuar raportet tona tregtare dhe për t’i forcuar sektorët premtues, si digjitalizimin, energjia e pastër”.

“Kemi biseduar për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit dhe normalizimin e marrëdhënieve mes palëve. Finlanda është përkrahëse, në kuadër të KFOR-it dhe EULEX-it në stabilitetin për Ballkanin Perëndimor. Ashtu siç është pajtuar në marrëveshjen e vitit të kaluar për normalizimin e marrëdhënieve, Finlanda është e gatshme që të bëjë çfarëdo që është e mundur që t’ju mbështes në këtë rrugë”, ka thënë ajo, raporton EO.

Të ngjashme