Në muajin janar 2019, valuta euro mbush 20 vjet. Tashmë “në moshën e pjekurisë”, ajo është valuta e dytë më e madhe në botë. Pas dy dekadash të kritikave të vazhdueshme dhe projeksioneve për dështim, valuta e përbashkët evropiane ka jetuar më gjatë se që parashikonin disa prej pesimistëve më të mëdhenj, kur u krijua në vitin 1999.
Pavarësisht të gjitha të metave të dokumentuara dhe kritikave të mëdha ndaj Unionit Monetar Evropian, euro ka kaluar dy dekada.
Fillimisht, sondazhet tregojnë se ka fituar mbështetje të madhe publike gjatë këtyre 20 viteve. Së dyti, qeveritë e disa prej vendeve me më shumë borxh të Eurozonës, kanë kursyer trilionë euro për shkak të uljes së kostove të huamarrjes.
Së fundmi, Banka Qendrore Evropiane ka qenë shumë më fleksibile dhe inovatore përballë krizave financiare, sesa prisnin edhe mbështetësit më të mëdhenj të vetë institucionit kur u projektua në fund të viteve 1990-ta.
Ndërkohë që këto përfundime maskojnë periudhat e vështirësive dhe të ndërhyrjeve, ato përbëjnë një testament për jetëgjatësinë dhe aftësisë përshtatëse të një sistemi, që shumë persona, përfshirë nobelistin amerikan Milton Friedman, mendonin se është shumë i ngurtë për t’i bërë ballë recesionit të parë.