Ish-sulmuesi i Milanit, Marco Van Basten, ka thënë se ai nuk pranoi të bashkohej me Barcelonën dhe zbulon se ai kurrë nuk do të jetë një trajner më.
Van Basten bashkua me Milanin në vitin 1987, por trajneri i Barcelonës, Johan Cruyff, dëshironte ta nënshkruante atë një vit më vonë.
“Unë i thashë ‘jo’ Cruyffit, kishte vetëm një sezon që kur mbërrita në Milan nga Ajaxi dhe për shkak të dëmtimit tim në kyçin e këmbës nuk kisha luajtur shumë”, ka thënë fillimisht Van Basten për EFE.
“Gjithashtu, në atë kohë luhej futbolli më i mirë në Itali”.
“Doja të tregoja te Milani se sa lojtar i mirë isha dhe dy vitet e ardhshme fituam Kupën e Evropës”.
Van Basten shënoi 125 gola në 201 ndeshje me Rossonerët dhe fitoi 15 trofe, përfshirë katër Scudetto dhe tre Liga të Kampionëve në Milano.
Në fund të karrierës së tij si lojtar, Van Basten ishte trajner i ekipit kombëtar holandez, Ajaxit, Heerenveenit dhe AZ Alkmaarit, por ai zbuloi se përvoja e tij ka mbaruar.
“Unë kurrë nuk do të jem më një trajner”, përfundoi legjenda holandeze.