Mesfushori Donny van de Beek pritet të firmos kontratë të re afatgjate me Ajaxin, që do ta mbajë te ekipi holandez deri në qershorin e vitit 2025 kanë njoftuar mediumet e huaja të hënën.
Mësohet se 22-vjeçari, në parim është pajtuar me kushtet e ofruara nga Ajaxi për kontratën e re, që pritet të zyrtarizohet së shpejti, transmeton “Koha Ditore”. Aktualisht, Van de Beek ka kontratë me Ajaxin deri në vitin 2022 kurse me ekipin e parë ka debutuar në fillim të vitit 2016.
Edicionin e shkuar, mesfushori i Holandës ishte ndër lojtarët m ëtë dalluar te Ajaxi dhe ishte pranë transferimit te Real Madrdi këtë verë, por dështoi marrëveshja mes klubeve.
Këtë edicion, Van de Beek ka realizuar dy gola dhe ka asistuar pesë herë në dhjetë ndeshje për Ajaxin në të gjitha garat. Ai ka edhe pesë paraqitje me Përfaqësuesen e Holandës.