Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka pranuar se nuk dëshiron ta transferojë në “Santiago Bernabeu”, mesfushorin e Ajaxit, Donny van de Beek.
Holandezi pranoj të transferohet në Real, me një kusht që transferimi i tij të përfundojë para se te mbyllet afati kalimtar.
Tekniku francez nuk po e dëshiron në ekip, Van de Beek, mirëpo kërkon transferimin e francezit, Paul Pogba.
Pogba për Zidanen këtë verë ka qenë shumë i rëndësishëm pasi është munduar ta transferojë në shumë lloj mënyrash, por ndonjë marrëveshje ende nuk është arritur.
Van de Beek e ka kuptuar këtë gjë dhe është i gatshëm ta kaloj sezonin me Ajaxin.