Gjasat e Liverpoolit për të fituar titullin e Premier Leagues së Anglisë janë rritur pasi që skuadra angleze ka rritur në katër pikë epërsinë në krye, pas fitores 2:0 që e shënoi të premten ndaj Wolverhamptonit dhe humbjes befasuese 3:2 që pësoi kampioni në fuqi Manchester City në shtëpi të shtunën nga Crystal Palace.
Pas 18 xhirove Liverpooli mbetet skuadra e vetme që nuk ka pësuar humbje në ligë dhe ka 48 pikë, katër më tepër se City që zë vendin e dytë, shkruan sot Koha Ditore.
Të mërkurën Liverpooli e pret Newcastlen, ndërsa Manchester City luan në udhëtim kundër Leicester Cityt.
Në të vërtetë edhe bastoret kanë ulur kuotën që Liverpooli të fitojë titullin e Anglisë.
Qendërmbrojtësi Virgil van Dijk po vlerësohet si figurë kyç e kësaj ngritjeje të Liverpoolit.