Bashkëshortja e Kobe Bryant, Vanessa, po përpiqet të bëjë më të mirën dhe të jetë sa më e fortë për tri vajzat e tjera pas vdekjes së burrit dhe vajzës së saj 13-vjeçare, Gianna.
Legjenda e NBA dhe Vanesa u martuan në prill të vitit 2001 kur ai ishte 22-vjeç dhe ajo vetëm 18-vjeçe.
Së bashku ata kanë katër fëmijë: Gianna, 13, e cila vdiq së bashku me të atin, Natalia, 17, vajzën 3-vjeçe, Bianka dhe vajzën e vogël 17 muajshe, Capri.
“Është me të vërtetë një kohë shumë e vështirë për Vanessan dhe për gjithë familjen”, ka thënë një burim për People.
Një tjetër burim thotë se Vanessa është tërësisht e shkatërruar dhe mezi po e përballon këtë.
“Ajo nuk po mund të përfundojë një fjali pa qarë. Por, ajo po mundohet të tejkalojë këtë për vajzat e saj. Ajo duhet të bëhet e fortë tani”.
Bryant është takuar me Vanessan në vitin 1999 kur ajo ishte 17-vjeçe dhe po punonte si modele duke u shfaqur në klipe të ndryshme muzikore.
Ata u fejuan gjashtë muaj më vonë dhe u martuan në vitin 2001.
Kobe tanimë ka luajtur për tre sezone radhazi në NBA.
Dyshja ishin të rrethuar nga mediat në ditët e para të marrëdhënies së tyre, derisa një helikopter po fluturonte mbi shkollën e Vanessas, duke u përpjekur t’i fotografonte ata së bashku.
Vëmendja e madhe për marrëdhënien e tyre e detyroi atë të humbasë mbrëmjen e maturës në shkollë të mesme.
Familja e Bryant thuhet se nuk pranuan të ishin në dasmën e tyre, pasi ishin të shqetësuar se Kobe dhe Vanessa ishin tejet të rinj.
Në vitin 2003, vajza e tyre Natalia kishte lindur, ndërkohë që Kobe u arrestua për shkak të një sulmi seksual ndaj një vajze 19-vjeçare në një hotel në Kolorado.
Akuzuesja më pas i hodhi poshtë të gjitha.
Pavarësisht kësaj, çifti mirëpritën vajzën e tyre Gianna në vitin 2006.
Në vitin 2011 u përfol për një divorc të tyre që u anulua në 2016 pasi ata u bënë prindër edhe të një vajze, Bianka.
Sipas People, burimi tha se përkundër ‘uljeve dhe ngritjeve në romancën e tyre’ ata ishin shpirtëra binjakë derisa Bryant ndërroi jetë tragjikisht të dielën në mëngjes bashkë me Giannan.