Dekada e re ka filluar me një ndryshim të madh për aktoren amerikane, Vanessa Hudgens.
Ajo dhe i dashuri i saj, Austin Butler, janë ndarë pas më shumë se tetë vitesh së bashku, ka thënë një burim për People.
Aktorja e “Bad Boys for Life”, 31-vjeçare, dhe aktori i “Once Upon a Time… in Hollywood”, 28-vjeç, njoftuan romancën e tyre së pari në vitin 2011.
Fansat spelukuan për ndarjen e çiftit në Natën e Vitit të Ri dhe për Krishtlindje pasi ata nuk u panë së bashku duke festuar.
Por, Hudgens e uroi publikisht partnerin e saj për ditëlindje në gusht të vitit të kaluar. “Urime ditëlindjen dashuria ime, për gjysmën time tjetër dhe përkrahësin tim më të madh. 28-ta do jetë zjarr”, shkroi Vanessa në Instagram.
Dyshja një kohë ishin në distancë nga njëri-tjetri pasi xhiruan filmat në vende të ndryshme.