Në fjalët e para emocionale publike që nga vdekja e burrit Kobe Bryant dhe vajzës së saj, 13-vjeçare Gianna, Vanessa Bryant, kujtoi të dashurit e saj që humbi muajin e kaluar, gjatë një ceremonie përkujtimore të Los Angeles Lakers.
E veshur në të zeza, Bryant me lot në sy fillimisht ka folur për vajzën Gianna, duke e përshkruar atë si një vajzë të mrekullueshme.
“Gianna Bryant ishte një shpirt jashtëzakonisht i ëmbël dhe i butë”, tha ajo. “Ajo ishte një nga miqtë e mi shumë më të mirë”. “Unë e doja shumë mënyrën se si ajo më shikoi ndërsa më përqafonte”, vazhdoi ajo. “Ishte sikur ajo po më zhytej e gjitha brenda”.
Bryant kishte folur më pas edhe për ‘shpirtin binjak’, Kobe, për një anë të butë të tijën që shumë prej njerëzve nuk e panë kurrë.
“Kobe njihej si një konkurrent i ashpër në fushën e basketbollit”, tha ajo. Por për Vanessa, “Ai ishte burri im i ëmbël dhe babai i bukur i fëmijëve tanë. Ai ishte gjithçka për mua”.
Përveç Gianna, Kobe dhe Vanessa kishin së bashku edhe tri vajza të tjera: Natalia, Bianka dhe Capri.
Legjenda e basketbollit ndërroi jetë në moshën 41-vjeçare, gjersa po udhëtonte me helikopter së bashku me vajzën e tij 13-vjeçare dhe shtatë njerëz të tjerë për një ndeshje basketbolli.