Ndryshe nga vendi ynë, ku aktualisht po mban mot me shi, në Mbretëri të Bashkuar ishte shumë nxehtë dje.
Temperaturat shkuan më lartë se 30 gradë C në Skoci, duke shënuar kështu një rekord prej 32 gradë C, në ditën më të nxehtë të Skocisë në 23 vjet.
Kjo vapë e madhe ishte e padurueshme për njerëz dhe kafshë, por nuk ishin vetëm qeniet e gjalla ato që s’mund ta përballonin këtë të nxehtë.
Çatia e një ndërtese në Skoci, e cila supozohet të jetë “e qëndrueshme ndaj çdo moti”, filloi të shkrihej nga i nxehti i madh, transmeton Gazeta Express.