Kur më në fund ndodhi, shumë njerëz mund të mos e kenë kuptuar se ishin dëshmitarë të një momenti historik në Kampionatin Botëror.
Brazili po i bënte presion të madh Kosta-Rikës në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në “Zenit Arena” të St. Petersburgut dhe kur kishin mbetur edhe 12 minuta lojë deri në fund të takimit dhe rezultati ishte 0:0, Neymar u rrëzua pas një kontakti me Giancarlo Gonzalezin. Kjo mjaftoi që arbitri kryesor i takimit, Bjorn Kuipers të tregojë në pikën e bardhë – penallti.
Derisa brazilianët po i gëzoheshin këtij vendimi, Kuipers mbajti dorën te veshi, e tundi kokën dhe u largua mënjanë. Ai shpejt u kthye, sinjalizoi se kishte parë xhirimet dhe ndryshoi vendimin e tij, duke detyruar Brazilin që të gjejë një mënyrë tjetër për të regjistruar fitoren e parë në botërorin “Rusia 2018”.
Konsultimi i sistemit VAR bëri që për herë të parë në Botëror të përmbyset një vendim. Ky veprim bëri të gjithë të kuptojnë se VAR ka ngritur standardet e referimit në botëror, ndonëse para prezantimit të tij kishte frikë se do të nxiste pakënaqësi, vonesa e çka jo tjetër
Por, VAR ka përmirësuar lojën e futbollit dhe me këtë konstatim, po pajtohen gati të gjithë.