Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane, do të mungojë në ndeshjen e kthimit gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Chelseat.
Mbrojtësi francez ka pësuar një lëndim muskulor që do t’ia pamundësojë të paraqitet në këtë takim.
Lajmi është konfirmuar edhe nga klubi spanjoll.
“Pas testeve të kryera Varane nuk do të jetë i gatshëm të paraqitet në takimin ndaj Chelseat shkaku i lëndimit të muskulit të djathtë”, thuhet në njoftimin e klubit.
Varane pritet t’i mungoj madrilenëve së paku dy javë.
Ndeshja Chelsea – Real Madrid, luhet të martën nga ora 21:00.