Varane largohet nga Manchester United

Prishtinë | 14 Maj 2024 | 16:04 | Nga Ekonomia Online

Raphael Varane ka konfirmuar se do të largohet nga Manchester United në fund të këtij sezoni, pasi ka kaluar tri vite në klubin e Premier League.

Varane, i cili ishte transferuar te United nga Real Madrid në vitin 2021, kishte dhënë kontribut të ndjeshëm për ekipin e tij, duke luajtur në 67 ndeshje dhe duke ndihmuar në skuadrën ta fitojë  Kupën e Ligës në vitin 2023.

“Në këto tre vite, ka qenë një përvojë e jashtëzakonshme të luash për këtë klub të madh dhe të nderuar, duke e përfaqësuar atë me krenari dhe pasion”, ka deklaruar Varane në një video të postuar në rrjetet sociale.

United do të luajë ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi të këtij sezoni të mërkurën kundër Newcastle United.

Varane ka bërë të ditur se do të jetë në fushë për këtë ndeshje, duke shtuar se do të jetë një ditë emocionale për të, pasi do t’u thotë “lamtumirë” tifozëve në stadiumin “Old Trafford”.

Të ngjashme