Të largoni ushqimin e shpejtë nga dieta juaj mund të jetë po aq e vështirë sa të ndaloni konsumimin e drogave, ka treguar një studim i realizuar së fundmi.
Hulumtuesit kanë bërë të ditur se personat që largojnë ushqimet si çipsat apo picat përjetojnë një pjesë të simptomave fizike dhe psikike – si dhimbjet e kokës, ndryshimet në disponim dhe dëshirën për të ngrënë – të njëjta me ata që lejnë cigaret apo drogat.
Ekipi nga Universiteti në Michigan kane thënë se ky është studimi i parë që tregon se njerëzit mund të kenë simptomat e largimin nëse nuk konsumojnë ushqim të proceduar.
Ata shpresojnë se të gjeturat e tyre mund t’ju ndihmojnë mjekëve të trajtojnë këto simptoma, përderisa pacientët përmbushin programet për uljen e peshës dhe përmirësimin e dietës.