Ndihma i ka bërë fukarenj.
Liria i ka bërë të egër.
Gati askush nuk e mbjellte tokën, sepse nuk kishte llogari:
u përhap propaganda se më llogari ke ta blesh miellin e gatshëm, sesa ta mjellësh grurin.
Kjo propagandë ishte aq e madhe sa që askush nuk mbillte as qepë, se ta qet shtrenjtë!
Më e shtrenjtë fara e qepës sesa qepa…
Burri rrinte gjithë ditën e lume n’ballkon me gra tuj pi çaj e tuj bë llaf për seriale, e para hundëve e kishte bahqen ku mund ta mbjellte kepën, hudrën e domaten, por nuk e mbillte ‘sepse më lirë i kushtonte ta blinte sesa ta mbillte’.
Të gjithë popujt e tjerë kishin llogari ta mbillnin tokën, përveç shqiptarët.
Dhe kështu, nga dembelia dhe nga propaganda kundër bujqësisë, Kosova u kolonizua ekonomikisht nga Serbia…
sepse shqiptarët nuk ‘kishin llogari të blenin rasadin m’i mbjell dy lehë qepë në oborrin e shtëpisë….’,
…më llogari kishin të prisnin kamionin me
ndihma, paret nga diaspora dhe të bënin llaf e muhabet me komshike në ballkon, ku çaji nganjëherë shoqërohej edhe me gurabija (t’bleme).
Kështu lindi pas luftës varfëria në Kosovë, nga dembelia e shqiptarëve.
Shqiptari është dembel vetëm në Kosovë – ku i shitet.
Aradhat e mëdha zbritnin nga malet dhe me aktashne e me rrypa apasaç drejt Institucioneve:
për ta udhëhequr Librin (pa
lexuar libër në jetë;
për ta udhëhequr kulturën (pa ditur t’i fshijë qurrat e veta);
për ta udhëhequr shëndetësinë (pa pasur haber as për shëndetin personal)…
Dhe kështu lindi mjerimi në liri, me propagandën: më llogari ke me ble miellin nga Serbia sesa me mbjell grurin në arën tënde’!
Më llogari ke me lënë tokën shkret e me dal n’sheher.
Burri shqitar sot e ka arën shkret, dhe shkon punon për një rrogë 200 Euro diku në ndërtimari…kah të kthehet në shtëpi i blen patatet…sepse, s’ka llogari me mbjell patate…
Dhe s’ka llogari t’u rrijë pulave prapa për vezë…më llogari ka t’i rrehë temat e politikës së nalt…
Veç me gjetë dikë, diçka që e udhëheq…çkado diçka…një fëmijë që e sundon…Një lopë që e rreh kur e çon me kullotë…Një njeri të frikësuar që e lmerom..Një fukara që e ‘blen’ (para kamerave).
Nuk ndjehesh i lirë nëse nuk e sundon dikë tjetër…nëse liria e dikujt tjetër nuk varet prej teje – Ti si Kryetar i Lirisë.
Tash që Kosova e braktisur s’është më interesante për askënd, dhe se nëse çelet rruga për perendim, sot do të zbrazej vendi, shqiptarët sillen si ekstremistë fetarë.
Kuvendi i Kosovës bën si Sheriati…
Gratë e mbuluara deputete përzihen në shtratin e tjetrit, i mësojnë burrat e huaj se kush duhet të bëjë seks dhe me kë…Është turp me fol për seksin e tjetrit. Beso.
Pra, shqiptari i lirë e sjell Sheriatin në Kuvend. Shqiptari i lirë e ka humbur rrugën.
Shqiptari i lirë e ka sjell mjerimin.
Shqiptari u bë Rob i Lirisë së tij…
Dhe ia kufizon të drejtat tjetrit që mendon dhe ndjen ndryshe.
Prandaj, Kosova sot duket si një provincë islame: e varfër, e nënçmuar, e mohuar dhe e përjashtuar pikërisht nga shtetet islame.
Dhe…ajo vajza lypësare që u martua për mbretin….
Një ditë mbreti e gjeti të veshur me lecka para pasqyrës, duke luajtur lypësaren, me mall e me zjarr…
Nëse iriqi nuk hiqet prej therrave, as robi nuk bëhet me zor i lirë…!
Aq gjatë ka jetuar i robëruar sa që e merr malli për robëri.
P.S. Quotes nga filmi ‘Ronin’ (1998):