Mund të mos jemi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi, por do jemi përgjegjës nëse nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar! Martin L. King. Qeveria shqiptare mori masa drastike të menjëhershme për izolimin e Covid-19 dhe këto veprime e vendime kanë qenë të duhura për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve. Shumë pak të infektuar, por… a nuk është uria më e tmerrshme se pandemia? E them këtë sepse masat e izolimit tërësor duhen shoqëruar me masa ekonomike të plota, eficente dhe gjithëpërfshirëse deri tek kufijtë e minimumit jetik. Aq më tepër mos harrojmë se shumica e qytetarëve shqiptarë jetojnë në kufij dhe nën kufijtë e minimumin jetik. Me polici, ushtri dhe gjoba është mënyrë jo më e mirë për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.
Së fundi, qeveria i hoqi gjobat, por a nuk janë këto veprime të një armate të tërë punonjësish të administratave te institucioneve të ndryshme pa kurrfarë efektiviteti e me kosto të lartë?! Izolimi i plotë cenon lirinë themelore të njeriut!(Kjo masë mund të përdoret në një periudhë emergjente afat-shkurtër). Problemet ekonomike, në përputhje me izolimin nga qeveria shqiptare, nuk janë realizuar me zgjidhje të kënaqshme. Si një “nënë” e mirë çdo qeverisje ka për detyrë të kujdeset për mirëqënien e qytetarëve te saj. Por çfarë ka bërë qeveria shqiptare? Disa biznese të vogla do të ndihmohen, gati 20 % e tyre. Bizneset e mëdha do të marrin ndihmë vetëm në 2 fusha: turizmi dhe fasoneria. Po të tjerët? Si mund të punonin sektorët e tjere kur u ndalua lëvizja e njerëzve dhe e mjeteve, e furnizueseve etj.
E thënë ndryshe, një punonjës me të njëjtin nivel page që punon në një biznes të madh nuk përfiton mbështetje ekonomike si një punonjës që ushtron veprimtarinë një biznes të vogël. Pra familje me nivel e nevoja të njëjta kanë trajtim të ndryshëm nga shteti për shkak të izolimit. Ky do të jetë viti më i vështirë e me influenca në rritjen e varfërisë në familjet shqiptare, Izolimi i njerëzve pa ndihmë të barabartë do të rrënojë ekonominë familjare, mirëpo siç thotë Napolon Bonaparti “Stomaku bosh nuk ka as bindje e as frikë”. Ata që janë të papunë nuk kanë asnjë të drejtë të kërkojnë para nga shteti. Ata të cilët kanë punuar në të zezë përfitojnë vetëm nëse denoncojnë punëdhënësin, sipas një deklarate denoncuese. A i merr kush këto për zgjidhje serioze dhe humane? Kjo deklaratë është e pa vend e që mund të sjellë dy pasoja: Kush do të shkatërrojë dikë e ka në dorë sot; Si temperamente sanguinë që jemi shumë syresh do të bëjë që të lindin konflikte që në vendin tonë nuk do ndonjë arsye të madhe të fillojnë dhe rrisin numrin e vrasjeve.