Komisionari për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, ka thënë se për Komisionin e ri Evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor janë një prej prioriteteve.
“Ne tashmë kemi arritur shumë krahasuar me tetorin e kaluar. Kemi pasë një qasje tjetër metodologjie dhe kemi hapur negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Elementi i tretë është investimi domethënës me pakot ekonomike për tërë rajonin, e të cilat shpresojmë t’i prezantojmë në fillim të vjeshtës. Poashtu varet nga marrëveshja e 27 vendeve të BE-së një buxhet shtatëvjeçar”, ka thënë Varhelyi, raporton Tanjug.
Ai ka thënë se BE ka siguruar për Ballkanin Perëndimor një asistencë financiare prej 80 milionë euro menjëherë pas shpërthimit të pandemisë Covid-19.
“Te kjo, ne jemi duke ndarë edhe 455 milionë euro për “pjesën e dytë të krizës” me të cilën do të eliminohen pasojat ekonomike. Fokusi është në mbështetjen ekonomike, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme dhe sigurimi i likuiditeti të sistemit bankar sikurse edhe asistenca makro-financiare për pesë vendet e këtij rajoni”.